Kronikë

Detaje/ Si u kap këngëtari i njohur Stresi, me pjatën para me kokainë

18:27 - 13.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e këngëtarit të njohur Arkimed Lushaj (Stresi). Sipas njoftimit për mediat theksohet se efektivët kanë kryer kontroll në një lokal bastesh sportive.




Kështu janë arrestuar në flagrancë Arkimed Lushaj (Stresi), 30 vjeç dhe Kujtim Pershpalaj, 34 vjeç.

Në gjendje të lirë janë proceduar tre persona. Policia thotë se këngëtari i njohur u kap në lokalin që ndodhet në rrugën “Ali Pashë Gucia” duke konsumuar kokainë.

“Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese ambalazhi brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar e llojit kokainë, një pjatë porcelain ku sipër saj kishte një sasi pluhuri me ngjyrë bardhë dhe dy karta karburanti”, thekson policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.