KULTURË

Filmi shqiptar “Derë e hapur” shfaqet në Kanë

16:25 - 13.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Derë e Hapur” me regji të Florenc Papas është një projekt filmik që ka filluar në verën e vitit 2015.




I mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë (QKK) në vitin 2016, skenari i këtij filmi u pranua në ‘First Film First’, ku regjisori Papas pati mundësi ta zhvillojë atë.

Më pas projekti u zhvillua në programe të tjera si ‘Midpoint’, ‘Priforum’ dhe ‘Eastweek’. Në fillim të vitit 2017 realizoi një pitch (prezantim) në Sofia Meetings.

Ky projekt gjithashtu ka mbështetjen e QKK Kosovë dhe shumë forumeve të tjera ballkanike dhe europiane si SEE cinema Network, StarMediaFilm Molodist Boat Meeting’s ku u vlerësua si projekti më i mirë. Së fundmi, në shtator të vitit 2017 “Derë e Hapur” fitoi mbështetjen financiare nga Eurimages, duke konfirmuar edhe njëherë kualitetin e këtij projekti ambicioz, nga ky institucion i rëndësishëm europian.

Agora, një nga platformat më të rëndësishme që mbështet e promovon projekte filmike nga Greqia dhe rajoni në pjesën e postproduksionit që zhvillohet në Nëntor gjatë Festivalit të Selanikut ka përzgjedhur “Derë e Hapur” për ta paraqitur në festivalin e Kanës dhe prezantuar përpara agjentëve të shitjeve, distributorëve dhe programuesve të festivaleve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.