Kronikë

Vrasja e Mario Majollarit, çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë

15:19 - 13.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kastriot Gjuzi, autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjecarit Mario Majollari është filmuar nga disa kamera sigurie. Burime nga grupi i hetimit kanë thënë se 40-vjeçari disa ditë para ekzekutimit ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve ne vendngjarje dhe dyshohet se studionte terrenin.




Prej 4 ditësh uniformat blu kane nisur një sërë kontrollesh në zonën e Dajtit, aty ku dhe dyshohet se fshihet Gjuzi, i cili qëlloi për vdekje të riun për motive hakmarrjeje.

Rrëfimi EKSKLUZIV/ Flet avokati i Mario Majollarit: Jeta në Suedi e 28-vjeçarit

Disa operacione janë zhvilluar në zonën e Qafë Mollës, Qafë Priskës në Shëngjergj apo dhe në fshatrat përreth, por ende nuk është gjendur autori.


Në vitin 2000 babai i Marios, Avni Majollari u akuzua për vrasje të dyfishtë në zonën e Dajtit. Njëri prej viktimave ishte Ilir Gjuzi vëllai i Kastriot Gjuzit. Avni Majollari u arrestua 14 vite pas krimit të rëndë, ndërsa vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Ndonëse Avni Majollari ishte i divorcuar dhe kishte braktisur djalin e tij Kastriot Gjuzi nuk hoqi dorë nga hakmarrja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.