KULTURË

Kërkohet një vepër për Skënderbeun

10:00 - 14.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Kulturës në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria shqiptare “Viti mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka hapur konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë opera, balet dhe muzikal.




Ajo kërkon artistë me ide inovative, që i duan sfidat dhe shpall organizimin e konkursit mbarëkombëtar të krijimtarisë muzikore në disa gjini. Sipas njoftimit të MK-së, ky konkurs synon të zhvillojë krijimtarinë muzikore dhe të nxjerrë në pah talentin, artin dhe frymëzimin e artistëve në këto gjini dhe kërkon të inkurajojë artistët në këto gjini të muzikës skenike, duke promovuar kreativitetin, afirmimin dhe dialogun në botën emocionuese të muzikës, në një konkurs mbarëkombëtar.

Priten aplikime nga krijues shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, veprat e të cilëve do të interpretohen në format koncertal brenda muajit dhjetor 2018. Produksionet e plota të vlerësuara fituese do të përfshihen në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Afati i dorëzimit të veprës është 11 tetor, më 31 tetor bëhet vlerësimi dhe seleksionimi i veprave nga juria, ndërsa më 10 dhjetor përcaktohen pjesët nga veprat premierë të kualifikuara për eventin final koncertal për publikun dhe dhënia e çmimeve nga juria. Gjatë vitit 2019-2020 bëhet realizimi i plotë skenik i veprave fituese të vlerësuara me çmim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.