Sociale

“Luarasi”, fushatë e suksesshme në këshillimin e karrierës

11:00 - 14.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Kolegji Universitar “Luarasi”, lider në arsimin e lartë ka filluar fuqishëm fushatën e këshillimit të karrierës për maturantët e këtij viti. Nëpërmjet leksioneve të hapura, të mbajtura nga stafi akademik me eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ekonomisë apo drejtësisë, maturantët kanë arritur të marrin një përgjigje për të gjitha dilemat e tyre dhe janë bindur plotësisht se zgjedhja e “Luarasit” është më e mira në rrugën e tyre drejt së ardhmes. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, administrator i këtij universiteti elitar, prof.asoc.dr. Elvin Meka tregon se stafi i “Luarasit”, përfshirë edhe vetë rektorin prof.dr. Et’hem Ruka, ka qenë i pranishëm në shumë shkolla të mesme në qytete të ndryshme në vend e më tej bën me dije se fushata do të vazhdojë. Gjithashtu, Meka thotë se maturantët, pas leksioneve të hapura, kanë treguar interes maksimal, e madje kanë kërkuar të regjistrohen sa më parë te Luarasi. Administratori më tej sqaron të gjitha arsyet se pse ky kolegj universitar është zgjedhja më e mirë për të ardhmen.
Cili është synimi i Kolegjit Universitar “Luarasi” me fushatën e këshillimit të karrierës?
Ky është një proces normal dhe i përvitshëm, që çdo IAL në Shqipëri zhvillon gjatë kësaj periudhe të vitit, e që në thelb ka informimin e përshtatshëm të të gjithë maturantëve, lidhur me ofertën akademike që çdo IAL paraqet për vitin e ri akademik. Kolegji Universitar “LUARASI”, si çdo IAL tjetër, është angazhuar fuqishëm, si asnjë vit më parë, në një fushatë intensive të këshillimit të karrierës me maturantë të qyteteve dhe fshatrave të ndryshëm, kudo në Shqipëri.
Në cilat shkolla keni qenë prezent deri më tani?
Deri më sot që po flasim kemi qenë prezent në: Tiranë, Fier, Vlorë, Levan, Korçë, Devoll, Lushnje, Berat, Divjakë, Libofshë, Seman, Roskovec, Patos, Krutje, Fier Shegan, në gjimnazet publike dhe në shkollat private të këtyre qyteteve, duke siguruara një mbulim të plotë, ose me raste, edhe mbulim mbi 90%, të të gjithë shkollave të këtyre qyteteve.
Kush ka qenë i pranishëm në këshillimin e karrierës në gjimnaze?
Fakt është që në të gjithë gjimnazet e mëdha është ofruar këshillim cilësor karriere, nga stafi akademik dhe administrativ i KU “Luarasi”, me një pjesëmarrje të vet Rektorit të KU “Luarasi”, prof.dr. Et’hem Ruka, zv.rektorëve, dekanëve, përgjegjësve të departamenteve, si dhe administratorëve të “Luarasi” (administratori i përgjithshëm dhe ato të fakulteteve), duke treguar kështu një kujdes të veçantë për të ofruar më të mirën e mundshme nga i gjithë stafi drejtues i Kolegjit Universitar “Luarasi”.
A do të vijojë fushata edhe në qytete të tjera?
Javët në vijim do të synohet të mbulohen edhe shumë qytete të tjera, si dhe gjithë gjimnazet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Shkodrës, Lezhës, Përmetit, Tepelenës, Sarandës, Kavajës, Pogradecit, Librazhdit, Peshkopisë, Burrelit, etj.
Si e realizoni orientimin e maturantëve për të ardhmen e tyre?
Maturantëve u bëhet i ditur i gjithë informacioni që ata duhet dhe dëshirojnë të marrin, për t’u mundësuar marrjen e një vendimi sa më të pjekur dhe të përshtatshëm për të ardhmen e tyre. Sigurisht ky është një vendim delikat dhe në këtë drejtim jemi kujdesur që të japim të përmbledhur dhe konciz të gjithë informacionin e duhur në këtë drejtim. Konkretisht, maturantët informohen rreth ofertës akademike të KU “Luarasi”, programeve të studimit që ai ofron në Fakultetin Juridik dhe Ekonomik, të cilët janë plotësisht në përputhje me kërkesat dhe ekzigjencat e kohë dhe shoqërisë shqiptare, standardeve akademike dhe administrative superiore që ky kolegj ofron, trupës akademike cilësore dhe me vlera, që KU “Luarasi” angazhon në procesin mësimor, ofertën financiare dhe mbështetjen me bursa për kategori të ndryshme sociale, intership-et, punësimin pas studimeve, etj.





Cili është vlerësimi që ka marrë “Luarasi” nga të rinjtë?
Në të gjithë shkollat ku kemi ofruar këshillimin e karrierës kemi marrë vlerësime pozitive dhe maksimale për Kolegjin Universitar “Luarasi”, i cili perceptohet si një IAL elitar, cilësor serioz, ku diploma merr një vlerë të veçantë dhe krijon vlerë të shtuar për gjithkënd që vendos të studiojë në të, dhe kjo e vërtetuar nga vet eksperienca e suksesshme e punësimit të ish-studentëve që kanë dalë nga bankat e Kolegjit Universitar “Luarasi”. Në çdo takim kemi parë një interes të madh të maturantëve rreth ofertës akademike të “Luarasi”-t, madje dhe një angazhim për t’u regjistruar sa më shpejt në të.
Pse duhet të zgjedhin maturantët Kolegjin Universitar “Luarasi”?
Ka shumë arsye pse një maturant duhet të zgjedhë Kolegjin Universitar “Luarasi”, për të ndjekur studimet e tij/saj, si një investim jetësor me rëndësi, për të ardhmen. Fakti më i rëndësishëm mbetet ai që Kolegji Universitar “Luarasi” është 1 nga 4 IAL-të në Shqipëri i akredituar për 6 vite (vlerësimi maksimal) nga ASCAL, bazuar mbi opinionin e agjencisë britanike të sigurimit të cilësisë QAA, në këtë drejtim. Kjo dëshmon për në përmbushje të plotë të të gjithë standardeve akademike dhe administrative që këtë drejtim. Gjithashtu, Kolegji Universitar “Luarasi” ofron programe studimi në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë, që janë më të kërkuarat dhe të përshtatshmet në tregun shqiptar të punës.
Cilat janë risitë që do të ofrohen nga Luarasi vitin e ri akademik?
Një tjetër fakt pozitiv është cilësia e padiskutuar e stafit akademik, që mbart një eksperiencë të vyer dhe të çmuar, si në fushën e drejtësisë ashtu dhe atë të ekonomisë. Për më tepër, Kolegji Universitar “Luarasi” synon të ofrojë këtë vit të ri akademik dhe programe studimi në fushën e teknologjisë së informacionit (dy programe bachelor në informatikë ekonomike dhe teknologji informacioni dhe inovacion, dhe dy programe Master: Master Profesional në siguri kibernetike dhe e informacionit, si dhe Master i Shkencave në teknologji informacioni dhe inovacioni), nëpërmjet hapjes së Fakultetit të Teknologjisë të Informacionit & Inovacionit, çka përbën një risi në tregun e IAL-ve private në Shqipëri. Për më tepër, Klinika Ligjore e Kolegjit Universitar “Luarasi” është klinika më cilësore dhe më e suksesshmja në Shqipëri, duke ofruar asistencë ligjore falas për të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar një proces gjyqësor.
A do të kenë të rinjtë oferta financiare nga ky universitet elitar?
Këtë vit Kolegji Universitar “Luarasi” prezanton për të gjithë maturantët një ofertë financiare optimale dhe ndoshta më të mirën në treg, e cila i jep mundësi dhe fleksibilitet gjithkujt për të studiuar në një IAL cilësore dhe me një kosto optimale të përballueshme dhe efikase. Gjithashtu, Kolegji Universitar “Luarasi” ofron pa asnjë diskutim infrastrukturën më të cilësore dhe më të mirë në të gjithë IAL-të në Shqipëri, falë mbështetjes së plotë, të fuqishme dhe vizionare të “Hysenbelliu Group”, pjesë e të cilit Kolegji Universitar “Luarasi” ka nderin dhe fatin të jetë, përkrah shumë shoqërive dhe sipërmarrjeve të mirënjohura e të suksesshme, që ky grup ka në fusha të ndryshme. Për më shumë informacion, dyert e Kolegjit Universitar “Luarasi” janë të hapura në çdo kohë për gjithkënd dhe stafi i tij ka gjithnjë kënaqësinë dhe detyrimin për të ofruar të gjithë asistencën dhe shpjegimet e mundshme në këtë drejtim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.