Sociale

“Falenderoj babin se më çoi në burg”, djali përlot me mesazhin e tij

14:58 - 15.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Dua të falenderoj babin që më çoi në burg sepse po të mos kisha shkuar atje, nuk do isha këtu ku jam sot”.  Kështu është shprehur Rigelsi, i cili zgjodhi rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela Shqiptare” për t’i kërkuar falje të atit për gjithçka.




Rigelsi 33 vjeç nga Peqini, prind i dy fëmijëve ka rrëfyer pasojat e alkoolit në jetën e tij, ku më të mëdhatë kanë qenë në marrëdhënien me babain e tij Ibrahimin.

Ai rrëfeu se kishin një lokal të vogël në fshat ku jetonin, i cili ndikoi që ai ta fillonte alkoolin në një moshë të vogël, vetëm 14 vjeç.

Rigelsi dilte me shokët dhe përfundonte në lokal, ku nga një gotë arriti tek konsumimi i një shisheje të plotë.

Pavarësisht se u martua dhe u bë baba, ai nuk hoqi dorë nga vesi i tij. Madje arriti sa ushtroi dhunë ndaj të atit.

Pas një denoncimi që i bëri vëllai, Rigelsin e arrestojnë dhe e dënojnë me 9 muaj heqje lirie në burgun e Rrogozhinës.

Izolimi në burg e bëri atë të reflektonte thellë për atë që kishte bërë për gjithë këto vite. E ndihmoi të largohej nga vesi, të kuptonte cila është shoqëria që i duhej e të forconte lidhjet shpirtërore me familjen e tij.

“Dy javët e para e kam pasur shumë të vështirë sepse mendoja se më braktisën por fatmirësisht jo. Gjatë kohës që isha në burg babi nuk erdhi të më takonte asnjëherë. Pasi dola dhe shkova në shtëpi më hodhi duart në qafë dhe më tha “hajt se i’a dole”.

Rigelsi shprehet se nuk i kërkoi falje babait sepse e kishte vendosur që këtë t’ia kërkonte publikisht tek “Ka një mesazh për ty” dhe tregoi se prej 30 ditësh ka hequr dorë përfundimisht nga çdo lloj alkooli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.