KULTURË

Aktorët e akuzuan se u ka mbyllur derën, çfarë tha Hervin Çuli sapo u rizgjodh drejtor i Teatrit

20:05 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorët kanë protestuar këtë të hënë kundër Drejtorit të rizgjedhur të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, duke e akuzuar se ky i fundit u ka mbyllur dyert e këtij institucioni, për shkak të mendimit kundër që kanë për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit.




Por ndonëse nuk ka ende një reagim zyrtar nga Çuli lidhur me akuzat e kësaj të hëne nga aktorët, drejtori i rizgjedhur i Teatrit Kombëtar, u shpreh pak ditë më parë se ishte i hapur për mendimet ndryshe.

Në një prononcim për Gazetën Shqiptare, fill pas rizgjedhjes si Drejtor i Teatrit, Çuli u ndal tek debati i shembjes së godinës ekzistuese duke thënë:

“Më mirë që ka përplasje, më mirë që ka kontradikta e mendime ndryshe për të shkuar gjërat përpara. Për sa i përket, çështjes së godinës, unë mund të them se është një çështje në zhvillim. Personalisht mendoj, edhe pse nuk jam ekspert, por prapë se prapë mendoj, se është shumë i vështirë rikonstruksioni i këtij teatri që kemi. Kam ëndërruar gjithmonë që ne të kemi më në fund një Teatër të ri Kombëtar. Domethënë unë do doja një teatër të ri kombëtar, modern, të kohës që t’i rezistojë kohës për shumë vite. Për pjesën që ka lidhje me rikonstruksionin, mendoj se është tmerrësisht shumë e vështirë, sepse kemi të bëjmë me një skenë që duhet t’i hapen xhepat, e të tjerë. Unë jam pjesë e debatit, edhe tani që mora mandatin e ri. Jam pjesë e institucionit. Do shprehem sipas asaj që unë mendoj si drejtor. Por askujt nuk mund t’i heq të drejtën, të japë mendimin e tij. Shpresoj që mendim i të jetë racional dhe t’i shërbejë çështjes. Unë jam për një teatër të ri kombëtar, por respektoj mendimet ndryshe” do të shprehej Çuli në prononcimin e tij për “Gazetën Shqiptare.”

Kujtojmë se Hervin Çuli edhe në të kaluarën është shprehur pro shembjes së godinës së Teatrit, duke thënë se ajo nuk mund të rezistojë dot më.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.