Kryesore

Raporti/ Si rrezikohet jeta e fëmijëve tuaj nga këto lodra e veshje

17:57 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse doni që fëmija juaj të rritet i sigurt atëherë merrni masa dhe largojini këto lodra. Produktet e pasigurta me burim Kinën, vitin e kaluar kanë patur një normë 52.4 për qind në mesin e të gjithë produkteve të dëmshme në vendet e Bashkimit Evropian.




Sistemi paralajmërues “RAPEX”, i cili kryen detyrën si “sistemi i komunikimit të produkteve të rrezikshme jo ushqimore” mes vendeve të BE-së ka publikuar raportin e tij për vitin 2017.

Sipas raportit, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin e kaluar 53 për qind e tyre e kanë përbërë produktet prodhim nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind prodhim nga vendet e BE-së.

Numri i “produkteve të rrezikshme” në BE është rritur me 8 për qind në krahasim me një vit më parë duke arritur në shifrën 2.201, ndërkohë që numri për produktet me origjinë nga Kina është regjistruar të jetë 1.155 si dhe për produktet prodhim europian në 413.

Ndër të tjera theksohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind mjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit. Po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike.

Listën e plotë të produkteve të rrezikshme e gjeni këtu

4 bicikleta 2 bicikleta 3 OLYMPUS DIGITAL CAMERA karikusi rroba tharrese
<
>
OLYMPUS DIGITAL CAMERA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.