Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i fermave me kanabis, “mafia shqiptare” kontrollonte bandat në Angli

10:24 - 18.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hetimi për një rrjet të fermave me kanabis në Britaninë e Madhe, të kontrolluar nga “mafia shqiptare”, ka çuar në arrestimin  e 26 personave.




Mediat angleze  bën me dije se operacioni “Tisdale” nisi në muajin mars 2016-të, duke shkatërruar një grup të madh të krimit të organizuar, i cili kultivonte, paketonte dhe shiste drogën në mbarë vendin.

Operacioni kontrollohej nga kriminelët e organizuar nga Shqipëria, bandat e “mafias” të të cilëve janë bërë lojtarë të rëndësishëm në tregtinë e drogës në Britani gjatë viteve të fundit.

Sipas autoriteteve, paratë e fituara nga tregtia e kanabisit, shpërndaheshin nëpërmjet llogarive bankare të Besnik Hoxhës, 34 vjeç, gruaja e të cilit, Ifigenia Cipi 33 vjeç, i shijonte nëpër qendrat e releksit.

Elton Omuri

 

Së fundmi, gjykata ka dhënë dënimin për dy shqiptarët, Elton Omuri dhe Toni Boboshi. Omuri u dënua me katër vjet burg, teksa Boboshi u dënua me gjashtë vite burg.

Toni Boboshi

 

Detektivi, Karen Ryan i skuadrës të Krimit të Rëndë dhe Organizuar tha se : “Grupi ishte pjesë e një operacioni të sofistikuar, përdorte emra të rremë, adresa të rreme dhe dokumentacione false  për të shmangur zbulimin nga autoritetet dhe prokuroria”.

Të enjten e 21 korrikut 2016-të, oficerët nga Grupi i Krimeve të Rënda, kryen 12 bastisje nëpër zonat e Mançesterit dhe Cheshire duke zbuluar ferma të kanabisit me një vlerë totale prej 6 milion pound në Crumpsall, Moss Side, Wythenshawe, Stretford, Salford, Droylsden, Rochdale dhe Wilmslow, Cheshire. Fermat e tjera u zbuluan në Rotherham dhe Sheffield, South Yorkshire.

Shqiptarët e dënuar nga operacioni “Tisdale”:

Besnik Hoxha, 34 vjeç, u dënua me dy vite burg për pastrim parash.

Ifigjenia Cipi, 33 vjeç, u dënua me një vit e gjashtë muaj burg për dokumentacion të rremë.

Denad Hoxha, 28 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg.

Taulant Hoxha, 31 vjeç, u dënua me pesë vjet e katër muaj burg.

Mario Basha, 31 vjeç, u dënua me tre vjet e nëntë muaj burg.

Fatjon Hazizi, 32 vjeç, u dënua me katër vite burg.

Krenar Harisis, 33 vjeç, u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg.

Andi Lekaji, 39 vjeç, u dënua me katër vjet burg.

Fatjon Hoxha, 33 vjeç, u dënua me një vit burg.

Ervin Hoxha, 38 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

Arbor Basha, 27 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

Arjan Harisis, 26 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

Gentjan Harisis, 28 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

Amtomio Kojo, 28 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

Haxhi Hazizi, 20 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

Ismail Agaci, 22 vjeç, u dënua një vit e tre muaj burg.

Altin Ripaj, 33 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.