Kronikë

Hesht vrasësi i dyshuar i Mario Majollarit, policia në kërkim të bashkëpunëtorëve

12:55 - 20.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dorjana Bezat – Një ditë më parë u bë e ditur se vrasësi i dyshuar i Mario Majollarit Kastriot Gjuzi është arrestuar, por policia e Tiranës nuk ka mundur të zbulojë asnjë detaj të ri nga mekanizmi i vrasjes së 28-vjeçarit-.




Pas 10 ditësh arrati, policia shqiptare në bashkëpunim me atë kosovare vuri në pranga autorin e dyshuar Kastriot Gjuzi. Ai u kap në kufirin e gjelbër të territorit të Kosovës dhe u deportua në Shqipëri gjatë së enjtes. Megjithëse policia ka tentuar disa herë ta marrë në pyetje, ai nuk ka pranuar të flasë. Ka dhënë vetëm gjeneralitetet e tij dhe nuk ka folur në lidhje me vrasjen apo për bashkëpunëtorin e tij.

Nisur nga dyshimet se vrasja është kryer në bashkëpunim, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim disa persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të Gjuzit në vrasje.

Identitetet e tyre nuk bëhen të ditura për shkak të sekretit hetimor. Ara janë persona të rrethit miqësor të 40-vjeçarit, Kastriot Gjuzi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.