Kryesore

“Statusi i naftëtarit”/ Aplikimet, ja lista me një mijë personat që përfitojnë

09:00 - 20.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se po vazhdon me intensitet shqyrtimin e aplikimeve në funksion të dëshmive të statusit të naftëtarit. Nga komisioni i dhënies së dëshmisë zyrtare identifikuese të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit janë shqyrtuar dhe miratuar tanimë rreth 1 mijë aplikime. Më poshtë gjeni listën e personave që u është miratuar nga komisioni, lëshimi i këtij dokumenti ndërsa po vazhdon shqyrtimi i aplikimeve të tjera.




Ligji
Ligji i ri nr. 8/2017 “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit” i miratuar në 02.02.2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka për qëllim të përcaktojë statusin e punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe më specifikisht adreson pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore, të drejtat dhe detyrimet që lidhen me këta punonjës, si edhe garancitë ligjore përkatëse për zbatimin e tyre. Një vëmendje të posaçme, legjislatori u ka kushtuar pagës së punonjësve që gëzojnë statusin. Ligji përcakton se paga e përftuar nga këta punonjës nuk mund të jetë më e ulët se 150% e pagës minimale të aplikueshme në shkallë vendi. Ligji përcakton gjithashtu kritere për trajtim financiar të posa-çëm, të rezervuar për këtë kategori punonjësish në rast papunësie apo shkë-putje të marrëdhënies së punësimit.

Në rastin e papunësisë, dispozitat ligjore parashikojnë që personat që gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që kanë vjetërsi punësimi në këto sektorë, përkatësisht burrat mbi 20 vjet dhe gratë mbi 15 vjet, të cilët janë të papunë në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, kanë të drejtën, ndër të tjera, të një përfitimi financiar jo më të vogël se 80% e pagës minimale të zbatueshme në Shqipëri. Punonjësit që pas hyrjes në fuqi të ligjit dalin të papunë si rezultat i ristrukturimit të ndërmarrjes apo për shkaqe që nuk lidhen me ta, së bashku me përparësinë për punësim të ardhshëm, përfitojnë nga punëdhënësi një shpërblim financiar në masë dhe kohëzgjatje sipas përcaktimeve të kontratës kolektive të punës, por në çdo rast, shpërblimi nuk mund të jetë më pak se 80% e pagës minimale dhe do të jepet për një periudhë për jo më pak se 3 vjet. Në ligj thuhet se për personat që marrin statusin, pagesa e kontributit shtesë të sigurimeve shoqërore është në masën 5% të pagës bruto, kjo e ndarë në 3% në ngarkim të punëdhënësit, ndërsa pjesa e mbetur prej 2% do të paguhet nga punonjësi. Trajtimi mjekësor preferencial është përfitimi tjetër i akorduar punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit. Sipas përcaktimeve të ligjit, përfituesit e statusit të punonjësve të naftës/gazit do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore falas dy herë në vit në institucionet shtetërore apo private në Shqipëri. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë ndërton ose detyron shoqëritë që operojnë në industrinë e naftës dhe gazit të ndërtojnë qendra mjekësore të pajisura me aparatura mjekësore dhe mjekë specialistë që trajtojnë problematikën shëndetësore, të shkaktuar nga puna në këtë industri.

 

Listën e plotë e gjeni në ‘Gazeta Shqiptare’ print. Në çdo pikë shitje të gazetave


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.