Kronikë

Emrat/ Kush janë dy autorët e vrasjes së Agim Bucit…

12:39 - 27.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vladimir Kurti, 28 vjeç është një nga autorët e dyshuar të grabitjes që përfundoi me 1 viktimë në Kamzë. I riu nuk është një emër i panjohur për policinë.




Në vitin 2012 ai është dënuar me burg nga gjykata për një tjetër grabitje të kryer në vitin 2010. Gazeta Shqiptare ka siguruar vendimin e gjykatës. Të arrestuar për ngjarjen në atë kohë: Hysen Daci, Gjon Gjoka, Vladimir Kurti

Si ndodhi ngjarja në vitin 2010

Hysen Daci, Gjon Gjoka, Vladimir Kurti shokë me njeri tjetrin me dt.31.12.2010 kane marrë si shërbim taksie, shtetasin Ilmi Sina, i cili kishte, në pronesi të tij automjetin taksi me targe TR 411 C, tek vendi i quajtur “Piaca” Tiranë.

Pasi janë nisur për në Bathore, tek rreth rrotullimi e kanë kërcënuar me një thikë dhe marrë telefonin celular e lekët qe kishte me vete.

Më pas te dëmtuarin Ilmi nën kërcënimin thikës e kanë kaluar në sediljen e pasme të mjetiti dhe drejtimin e tij e ka marrë Gjon Gjoka duke u nisur per në autostraden Tirane –Shkoder.

Gjate rruges automjeti eshte perplasur me nje shtylle, ngjarje ne te cilen kane mbetur te plagosur si te pandehurit Gjon Gjoka e Hysen Daci por dhe taksisti Ilmi Sina. Kjo ka qene momenti ku jane arrestuar te pandehurit Gjon Gjoka e Hysen Daci te cilet me pas kane pranuar e sqaruar se me te ka qene dhe i pandehuri Vladimir Kurti, fakti i pranuar dhe nga vete Vladimiri.

Grabitja në minimarket

25-vjeçari Rruzhdi Hoda është autori i dytë i dyshuar i vrasjes së 53-vjeçarit Buci dhe plagosjes së bashkëshortes së tij. E gjithë ngjarja e tragjike për familjen në fjalë ka ndodhur në sy të djalit 6-vjeçar të çiftit.

Autorët janë përleshur me Agimin dhe në përleshje e sipër kanë qëlluar me armë. Për pasojë, 53-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa e plagosur në këmbë mbeti bashkëshortja e tij, Merita Buci.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.