Kronikë

Emri/ Djali humb kontrollin e mjetit, vdes në aksident nëna e tij

16:22 - 27.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur sërish këtë të premte teksa një grua ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë.




Ngjarja ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, vendin e quajtur Paulesh , ku automjeti tip Opel me targa AA 856 PA, me drejtues mjeti E. Qyra, banues në Durrës, është përplasur me automjetin Volz Kady me targa AA 596 NU me drejtues mjeti shoferin me iniciale B.R, banues në Elbasan.

Për pasojë ka ndërruar jetën 58-vjeçarja Liljana Qyra. Viktima po udhëtonte bashkë me djalin e saj, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit.

7d0c7537-92b6-4420-abb9-c0b2e699062d dcff95c3-8364-40f6-8b5a-738cb450279a e1805b76-a0e0-423b-82e4-4bf72ea98cb9
<
>

Por ky i fundit, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me mjetin tjetër.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa ka nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.