Kronikë

Raporti i policisë: Shqiptarët drejtojnë trafikun e drogës dhe në Finlandë

16:29 - 27.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptarë drejtojnë trafikon e drogës edhe në Finlandë. Është ky përfundimi i një raporti të publikuar të premten nga Policia Qendrore Penale (CKP).




Në mesin e policëve dhe kriminelëve profesionistë, bandat shqiptare janë të njohura për dhunën e tyre dhe për shkak se ata nuk hezitojnë të përdorin armën kur situata e kërkon.

“Kjo tregon se Finlanda nuk është e izoluar nga pjesa tjetër e Evropës. Bandat shqiptare largohen nga Shqipëria, por kanë degë në të gjithë Evropën” thotë Jari Leskinen, hetues special.

Aktiviteti i tyre përqendrohet veçanërisht në drogat sintetike, të tilla si amfetaminë dhe ekstazë.

Vitin e kaluar, policia arrestoi gjashtëmbëdhjetë qytetarë shqiptarë të dyshuar për vepra të rënda të drogës. Në vitet e mëparshme ka qenë nën dhjetë vetë.

“Ne kemi kohë që merremi me bandat shqiptare në Finlandë. Biznesi i tyre është shumë i organizuar dhe efikas. Ata sjellin sasi të mëdha të drogës”, thotë Leskinen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.