Kosova

Emri/ Gjendet i vdekur artisti shqiptar, mister shkaqet!

09:39 - 28.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i hidhur raportohet mëngjesin e kësaj të shtune nga Kosova, teksa është gjetur i pajetë në banesën e tij, skulptori i famshëm Vangjush Çerkezi, 61-vjeç.




Mësohet se Çerkezi është gjetur në banesën e tij ku jetonte me qera. Kanë qenë miqtë dhe kolegët e artistit që kanë zbuluar trupin e pajetë të artistit, pasi ky i fundit prej ditësh nuk ishte paraqitur në punë.

Çerkezi punonte në projektin e Kalasë së Prizrenit dhe ishte skulptor me profesion.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha i cili tha se trupi i artistit të njohur shqiptar është dërguar për të kryer autopsinë, nga ku pritet të zbulohen shkaqet e vërteta të ndarjes nga jeta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.