Kosova

Makina me 2 policë bie në lumë nga 100 metra lartësi

10:03 - 29.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kosovë, ku një makinë e policisë me dy efektivë brenda ka rënë në lumë nga një lartësi e madhe.




Aksidenti ka ndodhur në rrugën Kaçanik–Hani i Elezit, ku makina e policisë pasi ka thyer barrierat e një ure ka rënë në lumin Lepencë. Dy policët rezultojnë të zhdukur.

Sipas mediave në Kosovë, makina ka rënë nga një lartësi prej mbi 100 metrash dhe është shkatërruar plotësisht.
Për orë të tëra mbrëmjen e së shtunës, polumbarët, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikëseve kërkuan për trupat e dy policëve, por pa rezultat. Kërkimi për dy të zhdukurit do të vazhdojnë edhe këtë të dielë.

Media kosovare raporton se në makinë, në momentin e aksidentit ndodheshin policët nga Kaçaniku, Malësor Dashi dhe Armend Trena.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.