Kosova

Haradinaj viziton Preshevën? Ministri i Brendshëm paralajmëron arrestimin e tij nëse ndodh

10:31 - 30.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nebojsha Stefanoviç, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, ka deklaruar sot se kurrfarë protokolli nuk do ta mbronte kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj nga arrestimi nëse do ta vizitonte Serbinë. Të paktën kështu raportojnë mediat serbe.




Duke komentuar deklaratën e Haradinajt se është ftuar nga autoritetet lokale që ta vizitojë Medvegjen dhe se vizita e tij do të realizohej përmes protokollit dhe se do t’i jepej leja nga autoritetet serbe dhe ato ndërkombëtare, Stefanoviç ka deklaruar se “protokolli i vetëm që Haradinaj do ta kishte do të ishte ai që do ta dërgonte në burg”, transmeton Telegrafi.

“Gjykatat tona prej kohës e kërkojnë Haradinajn për vepra të ndryshme, dhe nuk ka kurrfarë protokolli që do të mund ta mbronte”, – ka shtuar Stefanoviç për televizionin serb Pink, duke pranuar se nuk ekziston kurrfarë funksioni politik që do të mund ta mbronte Haradinajn.

Kryeministri i vendit ditë më parë ka deklaruar se është i gatshëm ta vizitojë Medgjeven dhe Preshevën, me ftesë të autoriteteve lokale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.