Kronikë

Kanë marrë pjesë në luftë, të dhunshëm dhe… Çfarë dinë autoritetet për shqiptarët që u kapën me 1 ton kokainë

10:40 - 01.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga provat që kemi mbledhur është e qartë se disa nga anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal për shpërndarjen e kokainës kanë marrë pjesë në luftërat në Ballkan, kështu që ata kishin trajnimin ushtarak dhe janë evidentuar se vepronin me dhunë.




Ka qenë kjo një pjesë e deklaratës së policisë kolumbiane në lidhje me shkatërrimin e një grupi kriminal që fuste sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia në Spanjë dhe që drejtohej nga shqiptarët.

Në Kolumbi aktualisht janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar pjesëmarrjen e zyrtarëve madje edhe të pjesëtarëve të forcave të sigurisë për fluturimet chárter me valixhet më kokainë.

Operacioni
Deri tani dy shqiptarë dhe dy spanjollë janë të arrestuar. Janë sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë euro. Po ashtu një tjetër është arrestuar në Kolumbi. Të arrestuar janë shqiptarët: Julian Deblini, Dritan Gradica.

Hetimet
Pas disa hetimesh, agjentët mësuan për një organizatë kriminale shqiptare e vendosur në Spanjë, e cila fuste sasi te mëdha të kokainës nga Kolumbia përmes fluturimeve me charter. Për shpërndarjen e saj përdornin grupe kriminelësh spanjollë, njohës “të jetës së natës”.

Droga kalohej në valixhe të mëdha të zeza, nën maskimin e shërbimeve të një kompanie që merrej me transport. Hetuesit arritën madje të binin në gjurmët e një ngarkese lëndësh narkotike, e cila po ruhej në Madrid për t’u shpërndarë më vonë.

Pikërisht këtu vunë re se ajo ishte fshehur në valixhe të mëdha të zeza. Pas ndërhyrjes u arrit të sekuestroheshin 790 pako, që përmbanin një ton kokainë, dhe shumën marramendëse të parave, që mbaheshin në një valixhe si pagesë për transportin e drogës.
Operacioni kulmoi në Madrid me arrestimin e dy shqiptarëve, përgjegjësi kryesor dhe njeriu i tij i besuar, si dhe dy spanjollë të skeduar në polici, të cilët ishin ngarkuar me detyrën e logjistikës, mbledhjen dhe transportimin e drogës. Në pranga ka përfunduar edhe kreu i grupit, që furnizonte lëndën narkotike në Kolumbi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.