Kosova

Aksidentohet autobusi me shqiptarë në Serbi, ka të plagosur

13:56 - 02.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një autobus i linjës Prishtinë-Lubjanë, është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.




Sipas raporteve flitet për mbi 10 persona të plagosur, që të gjithë shqiptarë, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit.

Aksidenti ka ndodhur në orën 05.00 të kësaj të mërkure, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spitalin e Prokuples në Serbi.

Autobusi i kompanisë ‘R-Gashi’ ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, teksa po shkonte për në Kosovë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.