AKTUALITET

I vendosën tritol, nëna e 30-vjeçarit përfundon në spital. Fqinjët, të tronditur: Na ra dera në tokë

08:40 - 02.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga shpërthimet që tronditën Vlorën pak pas mesnate, të tjera detaje kanë dalë. Ngjarja e parë ka ndodhur në lagjen “Lirim” përballë Drejtorisë së Policisë vendore, ku tritoli është vendosur në katin e 5-të të një pallati.




Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se tritoli është vendosur në sheshpushimin përpara banesës së 30-vjeçarit, Fatjon Bata, i cili e kishte blerë apartamentin vetëm pak muaj më parë.

Ky dyshohet se është edhe “shënjestra” e shpërthimit, ndonëse policia bëri të ditur se ai nuk njihet si person me precedent të mëparshëm penal. Pas shpërthimit, burime për Gazeta Shqiptare bënë të ditur se nëna e Fatjon Batës, Nadirja ka përfunduar në spital, për shkak të tronditjes.

Ndërkaq, ngjarja e dytë ka ndodhur në lagjen “15 tetori” pranë bashkisë. Kur kishte kaluar 1 orë, Vlora është zgjuar sërish nga shpërthimi i dytë, ku në oborrin e banesës së një 69-vjeçari është vendosur një sasi tritoli.

Ashtu siç edhe bëhet e ditur, kamerat e sigurisë kanë filmuar dy persona që hodhën në oborr sasinë e lëndës plasëse.

Ndërkaq, banorët e njërës banesë, burrë e grua kanë mbetur të terrorizuar nga plasja e fortë e eksplozivit. “Dëgjuam një zhurmë të madhe. Na ra dera në tokë dhe u ndërpre energjia elektrike”, – kanë thanë ata. Në lidhje me shpërthimet, policia ka bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.