Horoskopi

Horoskop: Si reagon AJO kur është e zemëruar me ty

14:31 - 03.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi




Femrat e shenjës së Dashit, kur janë të zemëruara qajnë si fëmijët. Por qetësohen para një akulloreje!

Demi

Femrat e shenjës së Demit, kur janë të zemëruara kafshojnë buzën nga inati, shtrëngojnë grushtet, duket sikur të jetë dikush brenda tyre që mezi pret të dalë jashtë. Nuk shpërthejnë kurrë ama.

Binjakët

Gjatë momenteve kur janë me nerva, femrat e Binjakëve bërtasin. Ky është një moment kur ato çlirohen nga frustrimi.

Gaforrja

Femrat e kësaj shenje, kur janë të zemëruara mbyllen në vetvete dhe mundohen të qetësohen në vetmi, larg nga të gjithë dhe gjithçka.

Luani

Femrat e kësaj shenje gjatë momenteve të zemëratës, shpërthejnë. E përballë njeriut që ja shkakton zemërimin, nuk ngurojnë t’ja përplasin të gjitha në fytyrë. Por të nesërmen harrojnë gjithçka.

Virgjëresha

Kur janë të zemëruara merren me personin përgjegjës për gjendjen e tyre të zemërimit. Pastaj i bëjnë atij personi “bllok” në çdo rrjet social dhe qëndrojnë e reflektojnë.

Peshorja

Kur janë të zemëruara, femrat e kësaj shenje mundohen të evitojnë dhe t’i qëndrojnë larg personit që i ka ofenduar. Ajri i pastër dhe ecjet e gjata, e qetësojnë.

Akrepi

Kur janë të zemëruara bëhen shumë hakmarrëse. Madje hakmarrjen ta shërbejnë të ftohtë dhe të pamëshirshme. Mund të të padisin edhe tek shefi që ankohesh për punën, vetëm e vetëm që të hakmerren me ty.

Shigjetari

Momentet e zemërimit i shfryjnë duke bërë sport ose gjëra të ngjashme me të. Bëjnë shëtitje të gjata apo dalin për vrap.

Bricjapi

Kur janë të zemëruara, femrat e kësaj shenje nuk falin dhe nuk harrojnë kurrë. Duan t’i vënë duart “në fyt” personit që i ka zemëruar, por pastaj mendojnë për pasojat dhe qetësohen.

Ujori

Kur janë të zemëruara, brenda tyre rritet urrejtja ndaj personit që ja ka shkaktuar këtë gjendje. E zhdukin nga jeta e tyre atë person. Veshin pizhame që të ndjehen rehat dhe shohin TV për t’u qetësuar.

Peshqit

Femrat e shenjës së Peshqve, kur janë të zemëruara mbajnë shumë inat, qajnë pa pushim dhe e vetmja kurë është një mikeshë që i dëgjon në mënyrë që të shfryhen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.