Kronikë

“Droga vjen nga qielli”, detaje të operacionit në Itali… Dy vëllezërit shqiptarë që e drejtonin

13:23 - 04.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Droga vjen nga qielli”… Autoritetet italiane kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin e fundit të zhvilluar për arrestimin e disa shqiptarëve që trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali me avionë të vegjël.




Sipas Riminitoday shqiptarët mbytën Italinë me drogë. Bëhet fjalë për një operacion që ka nisur në vitin 2015. Grupi drejtohej nga dy familje shqiptare Ametaj dhe Lamaj.

Në Ostuni, në gusht të vitit 2015 policia italiane kapi një avion të vogël ku brenda kishte 128 kilogram marijuanë.
Vetëm në muajin prill 2018 gjykata ka pranuar kërkesat për arrestimet të lëshuara nga antimafia italiane. Kështu gjykata ka vendosur që 5 shqiptarë të qëndrojnë në burg, në arrest shtëpi dhe një tjetër të paraqitet në polici sa herë do të ishte e nevojshme.

Megjithatë thonë mediat italiane vetëm dy prej masave arrest me burg janë ekzekutuar, ndërsa tre shqiptarë të tjerë ndodhen në Shqipëri.

Hetimet në Shqipëri
Episodi kriminal i goditur në vitin 2015, nga të dyja vendet zbuloi se dy familje, Ahmetaj dhe Lamaj, vepronin në fushën e drogës duke u kujdesur për kultivimin e drogës , grumbullimin dhe transportin e saj nga zona jugore e vendit drejt Italisë. Në listën e hetimeve ishte dhe efektivi i policisë, Vladimir Zanaj i cili u akuzua për shpërdorim detyre. Zanaj i kishte kushërinj të dyshuarit dhe ai ka shpërdoruar detyrën për sa kohë kishte informacion për veprimtarinë e tyre kriminale.

Vladimir Zanaj
Vladimir Zanaj

 

Hetimet evidentojnë se familja Lamaj kishte vënë në dispozicion një avion të lehtë, prodhim ukrainas, me një kapacitet 120 deri 140 kg ngarkesën në bord, ndërkohë që autoritetet italiane gjatë përgjimeve kishin vendosur të instalonin një GPS.

Sokol Lamaj
Sokol Lamaj

Nga hetimet në Itali rezultoi se shtetasi Sokol Lamaj dhe vëllezërit e tij posedonin parcela me marijuanë në Shqipëri dhe gjatë organizimit ishte vendosur që avioni të pilotohej nga Vilson Lamaj.

Vilson Lamaj
Vilson Lamaj

Nga bashkëpunimet mes dy shteteve u konkludua se gjatë përgjimeve del se Sokol Lamaj ndiqte personalisht kultivimin e drogës ndërkohë që i vëllai, Vilsoni, do të priste në Itali urdhërat për tu nisur me avion.

Me role të ndara janë përfshirë gjatë këtij procesi edhe të afërmit e tjerë, pjesë e grupit kriminal të cilët kishin kultivuar drogë në fshatrat Ramice, Xhyherine, Risili dhe përgjatë lumit të Shushicës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.