Kronikë

Kur futet SHBA askush nuk shpëton… Si u arrestua në Gjermani “bosi” i 613 kg kokainë

14:05 - 04.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy muaj pas kapjes së sasisë rekord prej 613 kg kokainë në portin e Durrësit, autoritetet gjermane në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë arrestuar Arbër Çekajn. Ai është pronari i kompanisë Arbri Garden, e cila ishte porositësja e kontejnerit me banane nga Kolumbia brenda te cilit u kap sasia rekord e kokainës ndonjëherë ne vendin tonë.





“Në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht atë gjermane është bërë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit, Arber Çekaj. Arber Çekaj është pronari i firmës Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine në kuader të operacionit “last snoë””, theksohet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Ai është arrestuar në periferi të Dyseldorfit.

Paralajmërimi që bëri ministri Xhafaj

Për drogën me vlerë 180 milionë euro që erdhi me kontejnerin me banane nga Kolumbia, në qeli vijojnë të mbetën  shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri Donaldo Lushaj.


Në hetimin e sasisë rekord të kokainës që u kap në Durrës janë përfshirë edhe agjenci të huaja si dhe DEA amerikane pasi ka dyshime se në këtë sipërmarrje janë përfshirë grupe kriminale që operojnë brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Deklarata e ambasadorit Donald Lu për Arbër Çekaj në 9 mars 2018

Nga çdo këndvështrim, Arbri Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për zotin Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë zotin Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. ateher ambasador Lu , pse edhe ne kosove s po kapen peshqit e medhej kur SHBA eshte prezente ne kosove por , po burgosen disa hajdut te parendesishme rrugesh.Pse s po sillet ne kosove nga Amerika ose Japonia krimineli me i madh i privatizimeve Ahmet Shala , pse s po fillon nji hetim ne Telekomin e Kosoves , ne kompanite e sigurimeve , ne hekurudhst e Kosoves , ne qeverine e Kosoves dhe ne Presidence ngase ambasador i nderuar Lu , ketu gjenden peshkaqenet e medhej grabitqar te Kosoves te cilet operojne me qindra miljona te vjedhura te aseteve te popullit te Kosoves dhe qindra miljona tjere te taksapagueseve te qytetareve te Kosoves . Keta hajdut te paskrupullt ambasador Lu , ne vazhdimesi e kane gojen plote SHBA dhe po thiren ne SHBA -te dhe vlerat e demokracise amerikane e cila ata po e perdorin si mburoje per te vazhduar vjedhjet e tyre te shekullit e 21-e edhe duke cpikur ligje per tu mbrojtur nga ndonji akuze d mundeshme …!

    Përgjigju ↓