Kronikë

Burri nga Tirana mashtron durrsakun: Të gjej unë punë në shtet për 3 milionë lekë

12:38 - 05.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me precedentë të mëparshëm për mashtrim, një burrë nga Tirana nuk ka hequr dorë nga avazi i vjetër, por i ka marrë 3 milionë lekë të vjetra një personi në Durrës, duke i premtuar vend pune në shtet.




Por Lulëzim Çifliku 43 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penale të mëparshëm për të njëjtën vepër penale, është vënë në prangat e policisë së qytetit bregdetar këtë të premte, pas denoncimit të bërë ndaj tij.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Çifliku i ka marrë një shumë prej 3 milionë lekësh të vjetra, shtetasit me iniciale K.Sh., me qëllim për ta punësuar pranë një institucioni shtetëror në Durrës.

Mësohet se 43-vjeçari ka mashtruar më parë edhe persona të tjerë, dhe kishte “eksperiencë” në mashtrim, duke bërë që të rezultonte bindës edhe ndaj qytetarit durrsak.

Pas arrestimit në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.