Kronikë

Detajet/ Si në filmat me atentate mafioze, vritet e digjet kosovari

20:10 - 05.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ishin kalimtarët që lajmëruan policinë pasi panë tymin dhe flakët. Një ngjarje e ngjashme me filmat me atentate mafioze ajo që ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, në afërsi të fshatit Derven, në Fushë-Krujë.




Një automjet është djegur tërësisht bashkë me një person i seksit mashkull brenda tij. Policia lokale ka thënë për Gazetën Shqiptare se automjeti i shkrumbuar është një “Volkswagen” me targa të Mitrovicës, ndërsa ngjarja ende mbetet misterioze.

Nga hetimet e para, policia dyshon se bëhet fjalë për një vrasje e më pas djegie të automjetit me trupin brenda për të fshehur gjurmët.

Makina është me targa të Mitrovicës, ndërsa trupi i pajetë dyshohet se është pronari i saj, Xhaferr Osmani. Automjeti ka hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës rreth 5 ditë më parë. Trupi i pajetë është i karbonizuar çka vështirëson identifikimin e viktimës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.