Kronikë

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset biznesmeni

13:25 - 05.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur këtë të shtunë qytetin e Shkodrës ku ka mbetur i plagosur një biznesmen.




Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.30 të mesditës së sotme në fshatin Darragjat. I plagosuri është Xhevat Vataksi, 60 vjeç, i cili është qëlluar me plumb në këmbë.

Xhevat Vataksi
Xhevat Vataksi

 

Të sinjalizuara për ngjarjen, uniformat blu janë vënë në lëvizje duke rrethuar dhe duke bërë krehjen e zonës.

Si i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e 43-vjeçarit A. L., banues në fshatin Berdicë. Biznesmeni i plagosur, i cili ka marr plagë në këmbë, momentalisht ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Shkodrës.

Mësohet se Xhevat Vataksi, vepron në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.