Kronikë

Gati ekstradimi i Arbër Çekaj, shumë shpejt në Tiranë

15:20 - 05.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana zyrtare nuk pret. Nga Prokuroria e Përgjithshme kanë nisur procedurat e përshpejtuara për ekstradimin në Shqipëri të Arbër Çekaj.




Drejtoria përkatëse në organin qendror të akuzës ka bërë gati dosjen, e cila pritet të kalojë përmes Ministrisë së Drejtësisë tek autoritetet gjermane, aty ku pronari i kompanisë Arbri Garden, u arrestua ditën e premte.

Ekstradimi pritet të bëhet në një kohë të shpejtë, duke mos krijuar zvarritje në ekstradim e po ashtu edhe për ti dhënë shtysë hetimeve për sasinë prej 613 kilogramë kokainë të zbuluar në një kontenier me banane dy muaj më parë në Durrës.

Arber Cekaj u arrestua të premten në një operacion të fshehtë në një provincë të Dyseldorfit në Gjermani. Ai fshihej në një banesë dy katëshe dhe në momentin e arrestimit nuk bëri rezistencë. Çekaj në Gjermani përdorte një identitet tjetër, duke shfrytëzuar mbiemrin Jansen te bashkëshortes së tij të huaj.

Për trafikun e 613 kilogramëve kokainë janë në burg shoferi i kamionit, si dhe menaxheri i firmës. Të dy ata e kanë mohuar përfshirjen ne organizate, por megjithatë kanë mbetur në burg ku do të qëndrojnë deri në fund të hetimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.