Horoskopi

Kursimtarë apo dorëlëshuar, ja çfarë thotë horoskopi për ju

16:08 - 05.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi
Është një shenjë që e do aventurën dhe gjithmonë jeton ditën. Kur bëhet fjalë për paratë, rrezikon të jetë i papërgjegjshëm dhe të shpenzojë të gjitha kursimet, pa i kontrolluar. Kur përballet me probleme financiare, e di se duhet të bëjë disa sakrifica.




Demi
Demi është një shenjë shumë racionale dhe arrin të jetë super përgjegjës me kursimet. Problemi lind kur sheh diçka që e ka ëndërruar gjithmonë të ketë në dollap: në këtë rast do të bëjë një seri llogaritjesh të hollësishme për të shijuar atë që do.

Binjakët
Një ditë ata janë super përgjegjës dhe nuk shpenzojnë asgjë për të shpëtuar, ditën tjetër ata sillen si fëmijë në një dyqan me karamele. Me pak fjalë, ata thjesht nuk mund t’i mbajnë paratë e fituara.

Gaforrja
Gaforrja është një nga shenjat më diskriminuese të zodiakut dhe sillet në mënyrë të përsosur kur ka për të bërë disa kursime. Ëndrra është që të ketë një shtëpi të rehatshme e të rregullt dhe do të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin.

Luani
Luani është një nga shenjat më bujare të zodiakut dhe i pëlqen t’i japë dhurata të gjithë njerëzve që do, edhe pa ndonjë arsye të veçantë. Në thelb, nuk e di se çfarë do të thotë të kursesh.

Virgjëresha
Kjo shenjë është një kalkulatore dhe një projektuese, do të përdorë kalendarët dhe listat e detajuara në mënyrë që të bien gjithmonë brenda shpenzimeve që kishte vendosur. Ata që synojnë të kursejnë para, por nuk kanë sukses, do të bënin mirë t’i besonin kuletat e tyre Virgjireshës.

Peshorja
Peshorja është një shenjë mjaft e përgjegjshme kur bëhet fjalë për paratë, për sa kohë nuk e gjeni veten para një fustani apo aksesori që keni dashur gjithmonë. Në situata të tilla, nuk mendon dy herë për shpenzimet, por i harxhon pa problem.

Akrepi
Akrepi është një shenjë që qeveriset nga ndjenjat ekstreme, lëshon pe vetëm në situata që mund të zgjerojnë imagjinatën, gjithçka që është “normale” e shmang. Edhe kur i humbet financat, ndjek gjithmonë instiktin duke gjetur gjithnjë një mënyrë për të balancuar rezultatin.

Shigjetari
Është një shenjë që i harxhon të gjitha kursimet për të ndjekur pasionet, për çdo përvojë që është e çmuar dhe kjo është pikërisht arsyeja pse nuk ndjehen kurrë të varfër, edhe kur kanë farë pak lekë në bankë.

Bricjapi
Bricjapi është një shenjë e përgjegjshme në çdo aspekt të jetës së tij dhe arrin të kursejë shuma të mëdha parash. Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, është në gjendje t`i shtojë paratë e fituara duke i investuar ato.

Ujori
Ujori është një shenjë mbi linjat që duket se jetojnë në një botë të vetin dhe menaxhon paratë në një mënyrë shumë të çuditshme. Blen sende unike, niset në përvoja absurde, por gjithmonë do të ndajnë të ardhurat me miqtë.

Peshqit
Peshqit lindin ëndërrimtarë dhe e dinë se paratë nuk mund të blejnë lumturinë. Pikërisht për këtë arsye ata nuk e shpërdorojnë fitimin e tyre në objekte materiale, ata preferojnë t’i mbajnë paratë në bankë, duke pritur që t’i shpenzojnë në mënyrë krijuese ose, të paktën, t’i realizojnë dëshirat e tyre


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.