Kronikë

Panik në Burrel, adoleshenti merr armën dhe…

12:57 - 05.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një djalë i ri në Burrel ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke krijuar momente paniku.




Nën akuzë është vënë L.M., 17 vjeç, banues në Burrel, i cili ka qëlluar me armë, mbrëmjen e kësaj të premteje.

Ai u vu në prangat e policisë pasi në lagjen “Drita”, të qytetit Burrel, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.

Nga hetimet e policisë së Matit u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje.

Aktualisht vijon puna për gjetjen e armës që ka përdorur i riu, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Matit për veprat penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prishje e qetësisë publike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.