Kronikë

Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të heroinës

19:38 - 05.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia greke ka asgjësuar një organizatë kriminale që përpunonte dhe trafikonte sasi të konsiderueshme heroine në Greqi.




Asgjësimi ka ardhur si rezultat i hetimeve intensive dhe identifikimit të pjesëtarëve dhe mënyrës së veprimit të organizatës kriminale.

Pas operacionit të njëkohësishëm në Markopulo dhe Elefsina, policia ka arrestuar gjashtë shqiptarë të moshës nga 28 deri 50 vjeç, dhe një shtetase greke, 30 vjeçe.

Katër prej të arrestuarve u ndaluan në rrugën Korinth-Athinë dhe në njërën prej makinave u gjet një sasi heroine, ndërsa makina tjetër kishte rolin e pararojës.

Tre të tjerët u arrestuan në Markopulos, në verilindje të Athinës.

Policia thotë se kreu i organizatës kriminale ishte një prej shtetasve shqiptarë, me moshë 50 vjeç, që e sillte heroinën nga Shqipëria. Droga, pasi përpunohej magazinohej në vende të ndryshme në Markopulo. Pjesëtarët e tjerë të organizatës kishin për detyrë të gjenin klientë.

Në kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve, në automjetet e tyre dhe vendet e magazinimit u gjetën dhe u sekuestruan:

1,028 kilogram heroinë, 130 gramë metadon në gjendje të lëngët, 1.990 euro, tre automjete dhe 8 telefona celularë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.