AKTUALITET

Sherr me shkopinj tek Varrezat e Dëshmorëve, ndërhyn policia

11:15 - 05.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë shoqëruar me incidente dhe përleshje, homazhet e ditës së sotme në “Varrezat e Dëshmorëve”, me rastin e 5 Majit.




Përplaska ndodhi mes vetenarëve nostalgjikë të ish-diktatorit Enver Hoxha dhe disa personave ende të paidentifikuar.

Fillimisht, ashtu si çdo 5 Maj, veteranët janë shfaqur me parulla dhe pankarta që kujtonin diktatorin.

“Partia Komuniste, Partia Komuniste”, kanë qenë thirrjet e veteranëve.

policia 5 maji 5 maji policauuu 5 maji policia77 5 maji policia 5 maji policia 999 5 maji policia000 5 maji policiia66 dhuna8 dhuna3 dhuna2 dhuna dhuna1
<
>

Por nga ana tjetër një grup personash iu kundërvunë, duke u përplasur edhe fizikisht me veteranët. Dhe sipas raportimeve të para mësohet se janë përdorur edhe shkopinj.

“Enver Hoxha i bëre gropën këtij vendi, poshtë komunizmi,” bërtisnin personat që u përplasën fizikisht me veteranët

Ka qenë ndërhyrja e policisë që ka neutralizuar përleshjen, i dhe ka shoqëruar disa persona në komisariat lidhur me ngjarjen.

Gjithçka ndodhi pak minuta pasi Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi vendosën kurora me lule, të cilat u shkatërruan pak më vonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.