Kronikë

Zbardhet identiteti i shqiptarit që iu bë atentat në Greqi

21:21 - 05.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet identiteti i shqiptarit që iu bë atentat në sheshin Viktoria të Athinës. Sipas mediave greke bëhet fjalë për 38-vjeçarin shqiptar Elton Thoma Bombaj, me shtetësi greke.




Për policinë greke ai ka thënë se nuk është qëlluar në momentin që ka qenë në radhë tek berberi, por kur ndodhej në një pikë bastesh në këtë zonë. Mediat greke thonë se ai me profesion është hidraulik.

Isha me një mikun tim në sheshin Viktoria dhe pimë kafe, shumë afër shtëpisë sime. U ndava nga ai dhe hyra në pikën e basteve, zakonisht shkoj tek një pikë që ndodhet në rrugën Heyden. U futa brenda dhe u ula në karrige. Në një fraksion sekonde pashë një njeri që hapi derën, ndërsa jashtë dyqanit po priste një tjetër, në një makinë. Të dy me fytyrë të mbuluar. Personi që u fut brenda, mbante një armë në dorë dhe nisi të qëllonte te këmbët e mia. Pas këtij momenti u largua me makinë”, citohet ai nga mediat greke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.