Kronikë

8 mijë euro për një vizë amerikane, zbulohet skema e ngritur nga gruaja

12:36 - 07.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vepronte e qetë prej kohësh. Policia e Lezhës ka arrestuar një 48-vjeçare, e cila ka mashtruar disa persona për viza amerikane.




Nga hetimet ka rezultuar se Pranvera Stojani prezantohej si punonjëse e Interpolit dhe u premtonte “viktimave” vizë amerikane. Për punën e saj ajo kërkonte të paguhej nga 3-8 mijë euro.

Pasi merrte shumë e kërkuar Pranvera Stojani largohej pa lënë gjurmë. Në raste të tjera ajo i mbante me shpresë se viza do të dilte shumë shpejt.

Kanë qenë dy persona ata që e kanë kallëzuar, por hetuesit dyshojnë se janë disa njerëz që kanë rënë pre e mashtrimit të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.