Kronikë

“E kisha fiksim, edhe pse ishte e fejuar”, detaje nga plagosja e çiftit

10:44 - 07.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre të rinjtë që sulmuan çiftin të dielën, në një lokal të Tiranës, në Unazë të Re, janë arrestuar nga policia.   Në pranga ranë Halit Ndreu, Ndricim Shima, Fati Plangaj për plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim dhe prodhim e mbajtje të armeve të ftohta.




Gazeta Shqiptare mëson se çifti është qëlluar me thikë dhe shkopinj. Halit Ndreu ka thënë në polici se ka qene i fiksuar me 23-vjecaren Klaudia. Ajo nuk ka pranuar të lidhet me të. Megjithëse e dinte që ajo ishte e fejuar me dikë tjetër ai vijonte ta ngacmonte.

Të dielën çifti ka qenë duke pirë kafe në një lokal tek zona e Unazës se Re. Përballë tavolinës së tyre kane qenë 3 të rinjtë të cilët kanë ngacmuar të fejuarën e 27-vjeçarit.

Ai se bashku me të fejuarën në këtë situatë kanë tentuar të ikin nga lokali por sapo kanë dalë jashtë lokalit janë ngacmuar përsëri nga 3 të rinjtë. Kur 27-vjeçari u është përgjigjur njëri prej tyre e ka goditur me thikë. E fejuara u fut për t’i ndarë por u sulmua dhe ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.