Kosova

Pavarësia e Kosovës, Vuçiç: Një gjë po ma kërkon e gjithë bota, por unë s’jam gati

08:37 - 07.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zgjidhjen e çështjes së Kosovës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk e sheh aspak të lehtë. Sipas tij, zgjidhja e këtij problemi nuk do të jetë aspak i kënaqshëm për Serbinë.




Gjatë një interviste për ‘Kurir’, Vuçiç ka thënë se të gjithë serbët do të jenë të pakënaqur duke e quajtur këtë situatë të tmerrshme pasi po merr ofertë pothuajse nga e gjithë bota për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk e kontrollojmë më territorin e Kosovës, tanimë duhet ta kuptojmë këtë gjë. Deri këtu kemi ardhur si rezultat i politikës sonë të keqe në 2004 dhe 2008. Kujtojmë se në vitin 1999 u mposhtëm nga fuqitë më të mëdha botërore”, ka deklaruar presidenti serb.

Ai ka shtuar se tani Serbia ka një politikë racionale dhe se personalisht mbron politikën e pavarur të Serbisë, raporton express.

Sa i përket ulëses së Kosovës në OKB, Vuçiç ka thënë se nuk dëshiron ta komentoj këtë çështje pasi do të pres të shoh se çfarë posedon plotësisht ‘marrëveshja historike’.
“Unë gjithmonë flas për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Kur është fjala për Kosovën shpresoj në gjetjen e një zgjidhje. Pavarësisht nga zgjidhja është fundi im në politikë”

I pyetur pse mendon se është fundi, Vuçiç ka thënë se serbët janë të tillë dhe nuk do të falin të ardhmen dhe paqen e tyre. “Jam i sigurt se nuk do të ketë kurrfarë kuptimi vendimi për Kosovën. Por nëse mendoni se nesër unë mund të them ‘Kosova është e pavarur’, unë nuk jam gati”, – është shprehur Vuçiç.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to fery Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Deri sa ne postet e larta shtetrore te Kosoves te jene njerez nga klani famkeq i ” hotelit Rogner ” te Tiranes nga vitet e 90-ta te cilet pase luftes ne kosove u shendruan ne klanin
    “pronto ” sikur Xhavit Haliti me parazitet e tij, deri sa klani “pronto” lidhe kontrata importi mallerash me Serbine ne vlere vjetore deri ne 500 miljon € dhe 10 % te asaje vlere Vjetore klani “pronto”e ndajne mese veti , deri sa klani ” pronto”klan qe dikur ne vitet e 90-ta ishte vendosur ne Rogner te Tiranes duke bere piken e qejfet deri sa trimat tjere shqiptar , si i madhi ANTON QUNI me ushtaret tjere plagoseshin dhe vriteshin ne frontet e luftes kurse ata te klanit benin ahengje ne Rogner me zuska greke , bullgare , serbe , shqiptare , me wuiski e sminoffte e leverk preplote mbi tavoline …pra , deri sa Vucici ti kete ne pushtet keta faqezij te Kosoves ne poste te larta shtetrore, ai ska nevoje te brengoset fare cfare i kerkon bota sepse , lidhje ne kete pune te Kosoves bota pake pune ka me Vucicin por , mbeshtetjen kryesore ai e shehe te klani “pronto” ne krye me Xhavit Halitin , Hashim Thacin , Kadri Veselin , Ramush Haradinajn dhe shume qeveritar e deputet te Parlamentit te Kosoves nga ky klan famekeq. Kure te largohen keta maskarenj nga karriget e institucioneve te larta te Kosoves dhe kur atyre te u vendosen prangat ateher Vučić do te bindet se eshte mbeshtetur per mur dhe ska rruge tjeter perveq njohjes se pavaresise se Kosoves . Deri ateher ai do ta ” perdor boten ” dhe mashtrime tjera perfide si shkas e cila gjoja po i kerkon njohjen e pavaresise se Kosoves , kurse ky , pra
    Vuciqi , ” ende nuke na qenka gadi ” per nji hap te tille e qe lirishte mund ti quajne ” pronto ” dokrra te Vuciqit …!

    Përgjigju ↓