AKTUALITET

Kamioni kthehet përmbys, humb jetën shoferi

08:31 - 07.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, teksa një person ka humbur jetën.




Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kolsh, 3 km para vendit të quajtur Ura e Kukësit, ku një kamion i ngarkuar me fidanë ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys në krahun e kundërt, ku ka humbur jetën 50-vjeçari.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet zjarrfikëse për të nxjerrë drejtuesin e mjetit, ndërsa është bllokuar qarkullimi Kukës-Tiranë për shkak të aksidentit.

aksidenti-1 aksidenti-5-1 aksidenti-4-1 aksidenti-3-1 aksidenti-2-1
<
>

Njoftimi i policisë

Më datë 07.05.2018, në autostradë Tiranë-Kukës, në vendin e quajtur “Fushë-Dukagjin”, mjeti trajler, tip “Renault”, me drejtues shtetasin N.Gj., 50 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur me trafikndarësen, për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.