BOTA

VIDEO/ Vullkani Kilauea rrezikon zonat e banuara

09:51 - 07.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpërthimi i vullkanit Kilauea në Hauai ka shkatërruar rreth 26 shtëpi dhe po kërcënon qindra të tjera, pasi të çarat po shtohen brenda natës së të dielës.




Rreth 2000 njerëz janë evakuuar deri më sot, teksa disa banorë u lejuan të shpëtonin kafshët shtëpiake. Por, autoritetet paralajmëruan se nuk është e sigurtë që të qëndronin.

Zona më e prekur është ajo e Leilanit, ku llava u ngrit deri në 70 metra lartësi.

Autoritetet lokale thanë se të çara të reja verifikohen thuajse çdo ditë, ndërsa ishulli i madh i arkipelagut të Hauait nuk po gjen qetësi nga tërmetet dhe vullkani Kilauea. Ai godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ditën e premte.

“Kur u evakuova ditën e enjte, në një farë mënyre thash mirupafshim pasi kam jetuar këtu për një kohë të gjatë dhe kam parë se çfarë bën llava.  Mendoj se e rëndësishme është që të gjithë të jemi realist”, u shpreh për BBC banorja Ikaika Marxo.

Teksa Brenton Awa, një tjetër rezident, tha: “Duke ditur se kafshët janë akoma në kafaze ose në gardhe dhe zinxhirë pa ushqim, më lëndohet zemra. Kjo është një nga arsyet që kam hyrë për të ushqyer disa prej tyre. Është e trishtë”.

Kilauea është një prej vullkaneve më aktivë në botë dhe ka qenë në shpërthim të vazhdueshëm për më 35 vite.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.