Kryesore

Eugent Bushpepa mahnit Lisbonën, kualifikohet në finalen e Eurosong

23:14 - 08.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka mahnitur me zërin dhe me performancën e tij Eugent Bushpepa në Eurovizion me këngën “Mall”. Zëri, interpretimi dhe kënga e tij e çuan Shqipërinë në finalen e Festivalit Europian që mbahet në Lisbonë më 12 maj.




E ka zotëruar skenën dhe salla e ka pritur me ovacione. Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në gjysmëfinalen e parë.

Të gjitha komentet kanë qenë pozitive për këngën shqiptare. Edhe komentet nga kolegët e tij në Shqipëri kanë qenë më mbështetje të rokerit që ndër vite ka ruajtur një profil të tërhequr por duke hedhur hapa të sigurtë, si mbrëmë kur arriti notat më larta me një siguri dhe qetësi të mahnitshme.

“Altice Arena është zyrtarisht rock falë Eugent Bushpepës”, shkruante dje faqja zyrtare e Eurovizionit.
Vendet që kaluan në finale janë Austria, Estonia, Qipro, Lituania, Izraeli, Republika Çeke, Bullgaria, Shqipëria dhe Finlanda.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ja keni fut kot. Nese do te kishit pare komentet qe kane bere ne televizionin britanik qe transmetonte Eurovisionin kur Shqiperia u kualifikua per ne finale, komentuesi u shpreh WOW, Shume qe do te duhet te ishin ne finale, tani do te mungoje, dhe nje komentuese tjeter tha se ishte hume e cuditur qe Shqiperia dhe Lituania u kualifikuan ndersa Azerbajxhani jo. Dukej qe ishte nje kenge jo per finale. Megjithate urime.

    Përgjigju ↓