Kryesore

Dosja e plotë, vëllai i ministrit Xhafaj i dënuar për trafik droge

12:03 - 09.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka publikuar dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj. Nga selia e PD dolën dokumentet që sipas tyre Agron Xhafaj është dënuar në Itali për trafik droge.




Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se ministri e ka mohuar dënimin e të vëllait, por dokumentet tregojnë se Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim për trafik droge.

Sipas PD-së vëllai i Fatmir Xhafajt ka qenë drejtues i një organizate kriminale në Shqipëri dhe Itali.
Po ashtu nga dokumentet e publikuara nga PD, thuhet se vëllai i ministrit është dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA.

“Është detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7.2 vjet burgim”, deklaroi deputeti demokrat.

Pyetjet e PD për ministrin Xhafaj:

1) A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?

3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?

4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?

5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?

6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?
7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

Sipas këtyre dokumenteve, që disponon PD-ja, Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar mes Europës dhe SHBA të lëndëve narkotike, marrëveshja mes grupeve kriminale në njërën prej të cilëve bënte pjesë dhe Agron Xhafaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.