Kronikë

E rritur jetime, ja sëmundja që i shkaktoi vdekjen 18-vjeçares që jetonte me gjyshen

14:25 - 09.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në një shkollë në Vlorë, ku një nxënëse ka humbur jetën.




Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Jani Minga” në Vlorë. Fillimisht Anxhela Kasaj 18 vjeç, nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar me urgjencë për në spital.

Por fatkeqësisht e reja ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Dyshohet se e reja vuante nga epilepsia. Të paktën kështu kanë bërë të ditur mjekët.  Megjithatë pritet që autopsia të tregojë shkakun e vërtetë të ngjarjes tragjike.

Ajo çka e bën akoma edhe më tragjike është fakti se 18-vjeçarja ishte jetime dhe jetonte me gjyshen.

Paralalelisht autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.