KULTURË

Eleni Laperi: Ndikimi i sistemeve politike në artin pamor

11:00 - 09.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në bisedën e saj në Harabel, një platformë e re për artin pamor në Tiranë, Eleni Laperi do të trajtojë influencat e forta që sistemet politike kanë ushtruar mbi artin pamor në Shqipëri. Ajo do të ndalet në periudhën e komunizmit, për të vazhduar me post-komunizmin dhe tranzicionin. Laperi (lindur në Tiranë në vitin 1949) është studiuese, kuratore dhe kritike arti. Ajo u diplomua për pikturë nga Instituti i Lartë i Arteve në Tiranë në vitin 1972. Laperi u emërua si dizajnere e revistës “Shqiptarja e Re” (1972-1980) dhe e byrosë së modeleve në Ndërmarrjen Kartografike në Tiranë (1980-1989).




Në 1989 u emërua kuratore e Sallonit Shtetëror të Artit, për të kaluar më pas në vitin 1993 në Sektorin e Studimeve në Galerinë Kombëtare të Artit në Tiranë, ku punoi deri në vitin 2000. Është ndër themeluesit e revistës PamorART, botim i Galerisë Kombëtare të Arteve, dhe kryeredaktore e saj (1999) dhe nismëtare e Programit të Edukimit në G.K.A. (2000). Laperi ka kuruar ekspozita të artit pamor në Shqipëri e disa vende të tjera. Është autore e artikujve mbi artin shqiptar, e librave dhe përkthimeve mbi artin dhe kulturën. Së fundmi, Laperi është duke kryer një studim mbi autorin Kolë Idromenon, themelues i pikturës realiste shqiptare dhe mbi zhvillimin e artit shqiptar nga viti 1883 deri më 1945. U zgjodh kryetare e bordit të Galerisë Kombëtare të Arteve në vitin 2018. Jeton dhe punon në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.