Kosova

“Serbia e gatshme për kompromis me shqiptarët, por jo të poshtërohet”, zbardhet biseda Vuçiç-Putin

10:12 - 09.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, konfirmoi edhe një herë aleancën që ekziston me Rusinë, duke u shprehur se pa të është e pamundur të arrihet çfarëdo zgjidhje për Kosovën.




“Pa Rusinë, pa pajtimin e Moskës është e pamundur, që është me shumë rëndësi dhe që i kam thënë Putinit, të arrihet çfarëdo zgjidhjeje”, u shpreh ai.

Vuçiç u takua me shefin e Kremlinit në Moskë, pasi do të marrë pjesë në manfestimin me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vuçiç shtoi se Rusia do të ndjek bisedave tona dhe të gjitha ato që do të ndodhin, duke reaguar në mënyrë të caktuar. Por, reagimi i saj nuk do të thotë bisedime të drejtpërdrejta, sepse ato i zhvillojmë me ndërmjetësim të BE-së.

“Por, do të marrë pjesë në mënyrë shumë aktive e përmbajtëse në përcjelljen e komplet procesit dhe të marrëdhënieve të Beogradit e të Prishtinës. Në veçanti në ndikimin e faktorit ndërkombëtar në këtë çështje”, ka sqaruar për gazetarët serbë Vuçiç.

Ai shtoi se me Putinin ka pasur një bisedë të gjatë e të sinqertë.

“Kryetari i Rusisë ka pasur durim të dëgjojë të gjitha ato që kisha nevojë t’ia them, t’ia sqaroj dhe t’ia paraqes qëndrimet e Serbisë për problemin tonë kryesor, Kosovën. Më duket se kurrë më gjatë nuk kemi folur për raportet Beograd -Prishtinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Qëndrimet tona përputhen shumëkund”, ka konstatuar ai.

“Ia përsërita disa herë se Serbia është e gatshme për kompromis me shqiptarët e Kosovës, porse nuk është dhe kurrë nuk do të jetë e gatshme për poshtërimin e vet…. Nuk u paraqitem ashtu që t’i kërcënohemi ndokujt. E lutëm Putinin që si njëri nga shtete më të rëndësishme dhe më të fuqishme në Kombet e Bashkuara të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të Kosovës”, përfundoi ai.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to fery Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Serbija ska qe poshterohet me shume se eshte poshtruar.Ate e pa gjithe bota por , e pane edhe zogjet e malit .
    Eshte njisoje kur dikush krecen ne lum dhe thote se nuk done te laget e ne te vertete , ai eshte lagur e eshte BE qull.

    Përgjigju ↓