Kronikë

Video/ Publikohen pamjet, ja si ndodhi aksidenti që iu mori jetën dy shqiptarëve

14:58 - 09.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Një mrekulli ndodhi, se mund të kishim shumë viktima”. Kështu shkruajnë mediat greke teksa kanë publikuar videon e aksidentit që iu mori jetën dy shqiptarëve dhe një grua është në gjendje të rëndë.




Aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Kifisos, kur një kamion kaloi barrierat ndarëse të rrugës dhe doli në krahun tjetër, duke u përplasur me dy automjete. Për pasojë kanë humbur jetën shqiptarët Spiro Guri 60 vjeç dhe Dhimitër Pabuko 65 vjeç, ndërsa një tjetër 34-vjeçare shqiptare, Balerina Guri ka mbetur e plagosur.

VIDEO/ Kamioni merr përpara makinën, vdesin tragjikisht dy shqiptarët

Drejtuesi 64-vjeçar i kamionit është arrestuar ndërsa ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit. Nga testi i alkoolit, ai rezultoi me 0.50 miligramë alkool në gjak, ndërkohë që limiti është 0.10.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.