Kronikë

Arratisje e organizuar? Si u liruan shqiptarët nga prangat dhe largimi më pas nga porti

14:47 - 10.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për arratisjen e katër të burgosurve shqiptarë nga Porti i Pireut. Portali “zougla.gr”, citon një dëshmitar okular që ndodhej në daljen E3 të portit. Ai informoi njësitin e policisë se dy personat që po kërkonin, hipën në dy makina të tipit “Van” që po i prisnin në një rrugicë aty pranë.




Foto/ Kush janë dy të burgosurit shqiptarë që u arratisën në Greqi. I tmerrshmi Niko dhe…

Kjo dëshmi përmbys versionin se arratisja ndodhi spontanisht, pasi krijon dyshime të forta se ata e kishin planifikuar dhe organizuar arratisjen që më përpara, gjatë qëndrimit në burgun e Koridalosit.

Një tjetër fakt lidhet me momentin kur një prej policëve (nga tetë që shoqëronin 11 të burgosurit), hapi portën e furgonit që të zbrisnin të dënuarit. Ky polic u sulmua nga ata të katër që kishin arritur t’i hiqnin që më parë prangat nga duart. Çka do të thotë se ata kishin me vete një send që e përdorën për të liruar prangat dhe ishin gati që të arratiseshin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.