BOTA

Donald Trump dhe Kim Jong-un do të takohen në Singapor

16:23 - 10.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu sic kishte njoftuar, Donald Trump bëri të ditur se ai do të takohet më 12 qershor në Singapor me liderin Kim Jong-un.




CNN njoftoi më parë se sipas burimeve konfidenciale, dy liderët do të takohen në Singapor.

Ky njoftim vjen menjëherë pas takimit të Sekretarit Amerikan Mike Pompeo, i cili ishte në Korenë e Veriut për të përgatitur për bisedimet historike mes Trump dhe Kim, si edhe mundësoi lirimin e tre shtetasve amerikanë të burgosur.

Mediat zyrtare të Koresë së Veriut cituan liderin Kim Jong-un, i cili shprehej se takimi me Trump “do të ishte një takim historik” dhe një “hap i parë i shkëlqyeshëm drejt nxitjes së zhvillimit pozitiv të situatës në gadishullin korean dhe ndërtimit të një të ardhme të mirë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.