Kronikë

Ekzekutohet i riu shqiptar në Itali

10:18 - 10.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmë në Sinalunga, të Italisë. Sipas mediave lokale një 22-vjeçar u qëllua për vdekje sa doli nga një shtëpi. Identiteti i shqiptari ende nuk dihet, por mediat shkruajnë se ai ishte për darkë me miqtë.




Ashtu si në ekzekutimet mafioze vrasësi, pasi pa që i riu ndërroi jetë u largua. Por arratia e vrasësit nuk zgjati shumë pasi pas tre orësh ai u arrestua. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar italian.

Ai kishte disa plagë në trup dhe njolla gjaku, ndërsa policia ka dyshime se përpara vrasjes së 22-vjeçarit shqiptar ata të jenë përleshur.

Pista kryesore e hetimit është ajo për trafikun e drogës, por hetuesit as nuk e përjashtojnë edhe pistën për një krim pasioni. Duket qartë thonë autoritetet se vrasësi shkarkoi me qëllimin specifik për të vrarë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.