Kronikë

Kanabisi tani kultivohet në laborator, zbulohet magazina në Fier

11:10 - 10.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grupet kriminale tani po gjejnë mënyra të reja për mbjelljen e kanabisit. Kështu policia e Fierit ka zbuluar një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike.




Po ashtu është sekuestruar edhe një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.
Policia thotë se laboratori është zbuluar në fshatin Mbrostar, në tokat në pronësi të 50-vjeçarit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç.

Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.

Ndërkohë në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorrë nga 250 KF. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të mjetit lundrues si dhe për ndalimin e pronarit të magazinës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.