BOTA

“Koha që Mueller të përfundojë hetimet për ndërhyrjen ruse”

19:50 - 10.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zv. Presidenti amerikan Mike Pence tha sot se është koha që Prokurori i Posaçëm Robert Mueller të përfundojë hetimin e tij lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, si dhe nëse Presidenti Donald Trump ka penguar drejtësinë duke u përpjekur të prishë hetimin.




Gjatë një interviste për rrjetin televiziv NBC, ai tha se “është në interesin e vendit që kjo çështje të mbyllet”.

Megjithatë nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë se Mueller ndodhet pranë përfundimit të hetimit të tij njëvjeçar.

Ekipi i tij ligjor ka negociuar me avokatët e Trump për një intervistë të mundshme me presidentin dhe si do të zhvillohet ajo, si: temat që mund të diskutohen, kohëzgjatja e marrjes në pyetje dhe nëse zoti Trump do të dëshmojë nën betim.

Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, Mueller ka sugjeruar se mund të kërkojë detyrimin e Presidentit për të dëshmuar nën betim përpara një jurie të madhe.

Kjo mund të nxiste një mosmarrëveshje ligjore që do të kërkonte vendimin e Gjykatës së Lartë nëse një president në detyrë mund të detyrohet të dëshmojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.