Kryesore

Tension sërish në Kuvend. Basha: PD ka fakte të reja për ministrin

11:59 - 10.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tensionohet sërish situata në Parlament. Ndërprerja e fjalës së Lulzim Bashës , i cili akuzoi sërish vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për lidhje me trafikantë të drogës, bëri që deputetë e PD të bllokonin foltoren e Kuvendit




Basha: Xhafaj, peshku i madh. PD ka fakte të reja për ministrin

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD-së tha se ka fakte të reja për shkelje ligjore, politike e penale të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që sipas Bashës ka të bëjë me ndryshim të kodit të procedurës penale, kur ministri ishte në kreun e komisionit të reformës në drejtësi.

“Dje deklaroi se në raport me çështjen e dënimit të vëllait nuk ka pasur asnjë lloj pushteti për të ndikuar në asnjë lloj forme mbi të, ky është mashtrimi i dytë i tij për të mbrojtur veten e tij nga vepra penale e korrupsionit të zyrtarit të lartë, siç do provohet sot me dokumente zyrtare, Fatmir Xhafaj në detyrën e tij si kryetar i komisionit të reformës në drejtësi ka ndryshuar përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare Kodin e Procedurës Penale për të shpëtuar vëllain e tij, konkretisht nenin 491”, tha Basha.

Sipas tij Xhafa është peshku i madh, krimineli i pandëshkuar dhe të dy bashkë me të vëllanë “janë një prej kokave mafioze që kanë ndryshuar Vlorën në kryeqytetin e kokainës”.


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.