Kryesore

“The Sun” e ngre në qiell, Eugent Bushpepa: Këngën ua kushtoj shqiptarëve

10:50 - 10.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Është një këngë mbi mallin për personazhin që ke më për zemër. Ua kushtoj të gjithë shqiptarëve, sepse më mungojnë shqiptarët”. Kanë qenë këto fjalët që ka thënë këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa në konferencën para gazetarëve të mërkurën në Lisbonë të Portugalisë.




Pas konkurrimit të martën në darkë, kur kualifikoi Shqipërinë për në finalen e Festivalit Europian të Këngës, me këngën “Mall”, kantautori i pyetur nga gazetarët si ka qenë dita e tij e fundit, tha: “Ishte jashtë meje. Gjithë fokusi im ka qenë të jepja maksimumin dhe duhet të marr pak kohë të ulem e të mendoj”.
Pas konferencës, në një postim në profilin e tij zyrtar, këngëtari shkruante: “Gjatë rrugës sonë për në Finalen e Eurosong Contest 2018! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ju dua të gjithëve, pa mbështetjen tuaj, kjo nuk do të kishte ndodhur”!
Të martën në mbrëmje kënga “Mall” u përzgjodh ndër 10 këngët më të mira të 19 këngëve konkurrente. Bushpepa këndoi në shqip, për herë të parë në pjesëmarrjet e Shqipërisë në Eurosong, duke korrur një sukses të madh. Ylli i muzikës shqiptare mori duartrokitje të gjata në skenën e Eurosong 2018. Kënga “Mall”, që u shpall fituese në Fest ’56 në RTSH, pati një riorkestrim për në Eurosong. Në “Altice Arena” ai u shoqërua nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli si dhe backvocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Pasi u prit me ovacione nga publiku i pranishëm, emocionet qenë të forta deri kur emri i Shqipërisë u përmend si finaliste pas votimit.
Në finale ka kaluar edhe një tjetër shqiptare që ka konkurruar për flamurin e Qipros, Eleni Fureira. Kujtojmë se pak ditë më parë, pasi ajo pozoi me Eugent Bushpepën duke bërë simbolin e shqiponjës, një lum kritikash deri edhe kërkesa për t’i hequr shtetësinë pasuan në Qipro.


“THE SUN”
Gazeta britanike “The sun” i ka kushtuar dje një artikull këngëtarit Bushpepa. Nën titullin “Arrit notat e duhura/ Kush është finalisti i Shqipërisë në Eurosong? Eugent Bushpepa performon ‘Mall’”, prestigjiozja shkruan se Shqipëria i ka varur shpresat tek ai, por a do të arrijë ai ta sjellë në shtëpi.
Teksa tregon si e nisi karrierën dhe si arriti të ngjitej në skenën e Eurovision, në Lisbonë të Portugalisë, “The Sun” tregon edhe jetën e tij që nga lindja.
“Kush është Eugent Bushpepa? Eugent Bushpepa, që shpeshherë njihet dhe si Gent, ka lindur në Rrëshen, Shqipëri, më 2 korrik 1984. Ka nisur të këndojë në moshë të re për të realizuar ëndrrën e tij, në vitin 2006 ai iu bashkua një talk-shou si këngëtar. Që nga ajo kohë, Eugenti ka qenë pjesë e skenave të muzikës shqiptare. Eugenti ngadalë u bë një nga këngëtarët më të njohur të vendit dhe ka mbështetur bende si ‘Deep Purple’ dhe madje ka luajtur edhe me legjendën e ‘Guns N ‘Roses”, Ron Thal. Pavarësisht se ka hyrë në tregun e muzikës që në vitin 2006, ai nuk ka realizuar ende një album të plotë. Por ai ka disa këngë të tijat.
Si u zgjodh Eugent Bushpepa për të përfaqësuar Shqipërinë?
Eugent Bushpepa garoi në edicionin e 56 Festivalit të Këngës, një konkurs televiziv që zhvillohet për 3 net rresht. Këngëtari u zgjodh nga një juri profesioniste, duke mposhtur kështu konkurrentë të tjerë të suksesshëm. Çfarë kënge do të performojë Eugent Bushpepa në “Eurovizion 2018” – Eugent Bushpepa do të këndojë këngën e shkruar specifikisht për “Eurovizion”, të cilën e këndoi edhe te Festivali i Këngës. Kënga titullohet “Mall” dhe është shkruar nga vetë Eugenti dhe do të këndohet në gjuhën amtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.